FFK-ja gjobitet me 35 mijë euro nga UEFA-ja!

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është gjobitur nga UEFA-ja me 35 mijë euro, për shkak të sjelljes së tifozëve në “Ernst Happel” të Vjenës, ku Kosova u mposhtë nga Austria, 3-1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve.

Dënimi i UEFA-së erdhi për shkak të sjelljes së tifozëve, ku UEFA ka shkruar se është transmetuar mesazh që nuk është i përshatshëm për një ngjarje sportive (banerët) — 15 mijë euro.

Si dhe FFK gjobitet me 20 mijë euro për shkak të sjelljeve raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj në ndeshje, ku në plotni shkruan:

“Të gjobitet Federata e Futbollit e Kosovës me 20,000 euro dhe t’i caktohet asaj masa e ndalimit të plotë të shitjes së biletave për tifozët e saj për një (1) ndeshje si mysafire në kuadër të garave të ekipeve përfaqësuese të UEFA-s, për shkak të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj. Ky ndalim i plotë i shitjes së biletave për tifozët për një (1) ndeshje si mysafire në garat e ekipeve përfaqësuese të UEFA-s pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.”

(Fotografia e artikullit, nga Liridon Shala.)

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live