Facebook/ Alban Dylazeka
15 May, 2014 @13:03
Futbollistët e Vëllaznimit kanë bërë ‘Selfie’ me përshkrimin “Diçka për Superligë...”
Fotografia është postuar në Facebook nga futbollisti i kuqezinjëve, Alban Dylazeka, ndërsa në fotografi kanë pozuar edhe futbollistët prej më të rëndësishmëve të skuadrës si Robert Gjeraj, Luigj Buqaj, Desaret Dervishi, Atdhe Gashi, Ylber Myrta, Albutrint Morina e Valon Kasapi.
Vëllaznimi me fitoren e djeshme ndaj Lepencit me rezultat 3-0, edhe matematikisht ka siguruar Superligën për stinorin e ardhshëm.
Ekipi gjakovar edhe tre javë pa përfunduar stinori i rregullt, kryeson në Ligën e Parë me 63 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Istogu.