BOROZANI/D.S.
17 May, 2015 @14:51
Lideri i Superligës, Ferronikeli, përveç që po shënon fitore dhe po luan mirë - duhet t’i falenderojë edhe mbrojtjes së ekipit dhe portierit Granit Kolshi për rezultatet e arritura në fushë.
Skuadra e Gani Sejdiut është aktualisht ekipi me më së paku gola të pranuara në elitë, vetëm 21.
Ndërsa porta e tyre ka qenë e paprekur në 15 ndeshje të Superligës, nga 29 të zhvilluara deri sot.