SUPERKUPA E FEMRAVE
Ferizaj fiton Superkupën “Izet Gjinovci”
7 September, 2024 @18:39
Ferizaj e ka fituar Superkupën e Kosovës, edicioni Izet Gjinovci.
Të shtunën pasdite në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, Ferizaj mposhti Istogun pas gjuajtjes së penalltive.
Ferizajaset fituan me rezultat 36:34.
Koha e rregullt prej 60 minutave përfundoi 32:32.
Istogaset ishin në epërsi gjithë kohën. Por në minutën e 59-të Ferizaj barazoi dhe kështu ndeshja u vendos me penallti.
Ferizaj për herë të parë ka fituar Superkupën e Kosovës.
Këtë vit e ka fituar edhe Kupën e Kosovës.
Ky edicion i Superkupës i kushtohet Izet Gjinovcit, që ndërroi jetë më 5 gusht. Ai ia kushtoi thuajse gjithë jetën zhvillimit të hendbollit kosovar. Për mbi dy dekada mbajti postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së.
Medaljet për hendbollistet e Ferizajt i ndanë kryetari FHK-së, Eugen Saraçini dhe nënkryetari Enis Idrizi. Presidenti Saraçini ia ndau trofeun e Superkupës kapitenes së Ferizajt, Aida Stagova.