PËRFORCIM I RI TE TREPÇA

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!
28 February, 2025 @20:30
Pas përforcimeve të zyrtarizuara te skuadrat si Bashkimi, Peja dhe Prishtina, edhe Trepça ka dalë me zyrtarizim sonte, ndërsa ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin australian me prejardhje sudaneze, Madut Junior.
Lojtari në fjalë luan si alo, ndërsa është 195-centimetra i gjatë, kurse këtë stinor ka qenë pjesë e Manchester Giants në Britani të Madhe, ku ka pasur mesatare prej 9.7 pikësh për ndeshje, 2.2 asistimesh dhe 2.5 kërcimesh.
Para kësaj, ai ka qenë pjesë e Kauhajokit në Finlandë, ku kishte arritur prej Tasmania Jackjumpersit australian.
Pa shumë komente në emrin e tij, Trepça e zyrtarizoi lojtarin, që pritet të jetë tashmë i fundit për këtë stinor. Afati i fundi për transfere të lojtarëve përfundon sonte!