MVP I XHIROS XXI

Alex Lomax (Bora) - MVP (21)
28 February, 2025 @11:12
Alex Lomax është bërë basketbollisti i dytë në histori të Borës që merr çmimin e më të mirit të javës nga FBK.
Pas një performance të mrekullueshme të treguar ndaj Trepçës mbrëmë, ku Bora fitoi befasisht ndeshje, Lomax me performancën e treguar ka marrë titullin e MVP-së së xhiros në Superligë.
Bora mposhti Trepçën minimalisht, ndërsa Lomax kreu lojën me double-double prej 25 pikëve, 12 asistimeve dhe 7 kërcimeve në këtë fitore, për të arritur indeksin e efiçencës, 39!
Lomax bëhet lojtari i dytë në histori të Borës, pas Adem Mekicit që po merr këtë çmim nga FBK-ja. Mekic këtë epitet e kishte marrë në xhiron XV të Superligës.