Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA E FUNDIT

Prishtina zyrtarizon edhe Olin Carter III

Prishtina zyrtarizon edhe Olin Carter III


26 February, 2025 @17:38

Edhe një përforcim i Prishtinës, kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në fund të afatit kalimtar për basketbollistë në Superligë. Pas Jordan Davisit, është zyrtarizuar edhe amerikani tjetër, Olin Carter III.

Ky i fundit është 28-vjeçar, 190-centimetra i gjatë, kurse së fundi ka qenë pjesë e Valley Suns në pozitat 1-2. Mesatarisht ai aty ka shënuar 5.2 pikë për ndeshje, 0.9 asistime dhe 1.3 kërcime.

Ky është rikthim i Carterit në Evropë, pasi që pas periudhës së kaluar te Huesca e Napredaku (19/20—20/21) ai iu kthye SHBA-ve me ekipet Texas Legends, Austin Spurs dhe Sioux Falls.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga