BILETAT E NDESHJES

Fotot: FBK
Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës
19 February, 2025 @7:50
Përmes një njoftimi të lëshuar, Federata e Basketbollit të Koosvës (FBK) ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen e Kosovës në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror do të dalin në shitje sot.
Pra, biletat për përballjen të cilën Kosova do ta luajë ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë, nisin shitjen sot, të mërkurën duke filluar nga mesdita (12:00) para monumentit Newborn në qendër të Prishtinës.
Çmimi i biletës është përcaktuar të jetë 4 euro për copë, ndërsa përballja në mes të Kosovës dhe Azerbajxhanit do të zhvillohet më 20 shkurt, të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Kosova pret Azerbajxhanin në ndeshjen që nis prej orës 19:30.
Pas kësaj Kosova do të jetë nikoqire edhe e Zvicrës në ndeshjen e 23 shkurtit. Dardanëve u duhen fitore nga të dyja ndeshjet për të shpresuar në mundësi kualifikimi tutje nga kjo fazë e garave.