TREPÇA NDAHET ME MALIKUN

Foto: KBTrepça/ fb
Pas Thomasit, edhe Malik Johnson ndahet me Trepçën
15 February, 2025 @21:24
Pas Larry Thomasit, Trepça sonte bëri të ditur se ndau rrugët edhe me organizatorin Malik Johnson. Ky i fundit që erdhi në ekipin mitrovicas në verë të vitit të kaluar, me marrëveshje siç shkroi klubi ndau rrugët me ekipin.
“Klubi ynë dhe Malik Johnson kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët të ndajnë rrugët. E falënderojmë për kontributin e tij gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive,” bëri të ditur KB Trepça, që është kampione aktuale dhe ditë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës, pa dhënë më shumë informata.
Johnson ka qenë ndër lojtarët me minutazhë të madhë te Trepça e drejtuar nga Adis Beciragic këtë stinor. Mesatarisht ai ka luajtur për rreth 32 minuta për ndeshje në kampionat, ndërsa ka luajtur 1 minutë më shumë mesatarisht edhe në përballjet e Champions League dhe Europe Cup gjatë vjeshtës së kaluar.
Malik shënoi 10.9 pikë mesatarisht, bëri 7.4 asistime dhe 5 kërcime për ndeshje në kuadër të Superligës dhe ka qenë njëri ndër elementet kryesore të mozaikut mitrovicas, që vazhdojnë të jenë liderë në Superligë, pos triumfit që e bënë në Kupë të Kosovës.