Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KQZ SHKAKTON SHTYERJE NDESHJESH!

Numërimi i votave ndikon edhe në Superligë, shtyhet Peja-Bashkimi!

Numërimi i votave ndikon edhe në Superligë, shtyhet Peja-Bashkimi!


14 February, 2025 @12:08

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, numërimi i votave në palestrat e qyteteve të mëdha të Kosovës ka bërë që të ndikojë në mbarëvajtjen e ndeshjeve të Superligës.

Kështu, Peja ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se përballja Peja-Bashkimi që ishte paraparë të luhet këtë fundjavë, është shtyer.

Kjo, pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bllokuar palestrat me numërim votash për parlament të Kosovës. “Karagaçi” i zënë - ndeshja shtyhet, kurse KB Peja ka bërëë të ditur se dueli shtyhet për një datë tjetër, të pacaktuar ende.

DUELET E XHIROS XXI

“Ndeshja e javës së 21 në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll mes KB Peja - KB Bashkimi, nuk do të zhvillohet këtë fundjavë.
Takimi ishte paraparë të luhej nesër me 15 shkurt, por për shkak se palestrat janë ende të zëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - ky duel shtyhet për një afat të pacaktuar.
Njëkohësisht, KB Peja nuk do të ketë ndeshje deri në muajin Mars - pasi javën tjetër fillon grumbullimi i kombëtareve. Dueli i radhës i verdhezinjëve zhvillohet në fillim të muajit Mars, përballë KB Vëllaznimit në “Karagaçi”,”
shkroi KB Peja.

Deri tani, vetëm KB Prishtina ka konfirmuar orarin e ndeshjes për këtë fundjavë, kjo pasi që në kryeqytet votat numërohen në “1 tetori” derisa “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” është i lirë.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga