Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI HUMB LIDERSHIPIN

Prishtina zgjeron serinë e fitoreve duke ia ndërprerë atë Bashkimit

Prishtina zgjeron serinë e fitoreve duke ia ndërprerë atë Bashkimit


2 February, 2025 @21:14

Prishtina ka shkaktuar humbjen e parë të Bashkimit në kampionat në vitin 2025! Në fakt, dueli ishte i dy skuadrave që kishin nisur vitin në mënyrë perfekte dhe të dyja hynë në këtë përballje me nga pesë fitore radhazi këtë vit.

Në fund, Prishtina vazhdoi serinë e fitoreve duke e çuar në gjashtë radhazi dhe duke u ngritur në pozitë të tretë të tabelës, duke ia ndërprerë atë të pesë fitoreve radhazi të Bashkimit pas fitores 71-77 në “Sezai Surroi”.

Bardhekaltërit fituan këtë ndeshje falë avantazhit të bërë në çerek të dytë të ndeshjes, 13-29, ndërsa e shtuan në çerek të tretë edhe për 4 pikë tjera, 12-16, për të hyrë në periudhën e fundit të lojës me 50-63. Mundi i vendasve për të bërë diçka më shumë në çerekun e katërt, 21-14, nuk mjaftoi dhe ekipi i Murat Bilges mori fitoren e gjashtë radhazi duke bërë bilancin 12-8 pas XX xhirosh.

TABELA AKTUALE

Josh Nzeakor me 16 pikë e 4 kërcime ishte koshashënuesi më i mirë i Prishtinës në fitore, ndërsa lojtari më i dalluar te mysafirët sonte ka qenë Rasid Mahalbasic që shënoi 11 pikë, 6 asistime e 13 kërcime për të kryer ndeshjen me double-double. Nga 10 pikë dhanë Fisnik Rugova dhe Tyrrel Tate.

Wendell Green dha 17 pikë për Bashkimin, duke bërë edhe 6 asistime e 4 kërcime. Me 13 pikë ndeshjen e kreu Lejson Zeqiri, që regjistroi edhe 6 kërcime, kurse 11 i dha Jayveous McKinnis.

Humbja rrëzoi Bashkimin nga lidershipi i tabelës, ndërsa prizrenasit që përjetuan humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Sasa Jankovic pas XX xhirosh janë në pozitë të dytë me bilanc 14-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga