GJOBITET KB PRISHTINA

Foto: KBPrishtina/ fb
Prishtina dënohet me 900 euro nga ndeshja ndaj Pejës
29 January, 2025 @11:46
KB Prishtina ka marrë dënim total prej 900 eurove nga KG i FBK-së pas ndeshjes Prishtina-Peja, të cilën bardhekaltërit e fituan në sekondat e fundit të ndeshjes.
Në këtë ndeshje Prishtina fitoi me një pikë dallim, pasi që pejanët nuk arritën të shënojnë dy tentimet e tyre në 10 sekondëshin e fundit të ndeshjes.
Kurse në Informatorin Nr. 19 të botuar në web-faqen zyrtare të FBK-së është bërë e ditur se dënimet për Prishtinën kanë ardhur në përputhje me nenet 50.9 dhe 51.6, ku për të parën dënimi është 200 euro e për tjetrin 700 euro.
Neni 50.9 dënon për organizimin e dobët të tavolinës zyrtare, kurse 51.6 për anim e sjellje josportive, sharje në kor e shikuesve ndaj ekipeve, lojtarëve, gjyqtarëve, etj.
Edhe në raport regjistrin e ndeshjes te sjellja e akterëve, te shikuesit është shënuar që për shkak të sharjeve në kor, tifozët janë larguar nga tribuna.
Derbi mes Prishtinës dhe Pejës thuajse gjithmonë ngjallë interesim të madh të publikut, kurse kësaj radhe të dyja ekipet para ndeshjes kishin bilancin e njëjtë, 10-8, ku pas ndeshjes Prishtina u bë me 11-8 ndërsa Peja me 10-9.
Pos klubit, nga kjo ndeshje janë shqiptuar edhe dënime individuale për: Sebastjan Kresovec (trajner, Peja) 150 euro, Amin Hot (Peja) 50 euro, Jasquez Yow (Peja) 50 euro dhe Fatlind Shoshaj (Prishtina) 100 euro - të gjitha për gabime teknike (të ndryshme).