PRISHTINA IA BËN 2-1 TREPÇËS

Derbi dramatik, Prishtina përsëri fiton në “Minatori”
23 January, 2025 @21:18
Seria perfekte e Prishtinës në kampionat në vitin 2025 ka vazhduar edhe në derbin e vështirë! Bardhekaltërit kanë triumfuar në “Minatori” për herë të dytë këtë stinor në kampionat dhe kanë marrë epërsinë në duele direkte ndaj Trepçës kampione, 2-1!
Përndryshe, derbi ka pasur dramë deri në sekondat e fundit të saj dhe ndeshja ka qenë sa andej, sa këndej - do të mund të fitonte për pak, secila! E në fund, Prishtina përmes pikëve të Rasid Mahalbasicit ka marrë epërsi 86-87, 5 sekonda para fundit, për të shënuar edhe një pikë nga teknikja e vendasve, prej gjuajtjes së lirë përmes Tyrrel Tate, për përfundimtaren 86-88.
Tate ka qenë edhe më efikasi te Prishtina. Luajti me 24 pikë në fitoren e katërt në katër ndeshjet e fundit të bardhekaltërve, ndërsa shutoi 4/10 për tre pikë. Me 19 pikë u dallua Josh Nzeakor, që bëri edhe 5 kërcime, kurse Rasid Mahalbasic shënoi 10 pikë, 4 asistime e 8 kërcime në këtë fitore të madhe të prishtinasve të drejtuar nga Murat Bilge.
Drilon Hajrizi edhe pse shkëlqeu për vendasit, nuk mjaftoi. Ai shënoi 21 pikë, duke shutuar jashtëzakonshëm për tre pikë, 7/9 për të bërë edhe 2 asistime e 4 kërcime në këtë ndeshje. Me 21 pikë e 5 asistime e mbylli duelin edhe Tekele Cotton. Michael Myers luajti me double-double prej 15 pikëve e 16 kërcimeve!
Humbja ka rrëzuar Trepçën nga pozita e lidershipit të tabelës, që tashmë i takon Bashkimit. Mitrovicasit e drejtuar nga Adis Beciragic me humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit kanë bilancin 12-6 dhe mbyllin xhiron e XVIII në pozitë të dytë! Prishtina me 10-8 është e pesta për momentin, ndërsa bilanc të njëjtë kanë edhe dy ekipet mbi ta në renditje, Peja e Vëllaznimi.