Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI ZYRTARIZON TRAJNERIN SLLOVEN

Edhe Ylli bëhet me trajner nga Sllovenia

Edhe Ylli bëhet me trajner nga Sllovenia


21 January, 2025 @18:01

Pas disa xhirove nën drejtim të Endrit Elshanit dhe një serie prej pesë humbjeve me radhë, Ylli ka emëruar trajnerin e ri të ekipit. Skuadra suharekase, dy herë kampione e Kosovës ka bërë të ditur se ka emëruar në postin e trajnerit të parë të ekipit trajnerin Aleš Pipan.

Pipan 65-vjeçar ka përvojë të madhe si trajner, ndërsa dikur ka qenë edhe basketbollist i reprezentacionit të ish-Jugosllavisë. Ai ka punuar kryesisht në ekipet sllovene të basketbollit, ndërsa jashtë shtetit të tij ka punuar në Zarë, Anëil e MZT. Me zyrtarizimin e Pipanit, Superliga tash ka dy trajnerë slloven duke drejtuar ekipet, pas atij të Pejës Sebastjan Krasovec.

Ales Pipan

“Kemi kënaqësinë të prezantojë trajnerin tonë të ri, Aleš Pipan, një emër i njohur në basketbollin evropian. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Pipan ka udhëhequr klube prestigjioze si Krka, Union Olimpija, Zlatorog Laško, Zadar, Anëil ëłocłaëek, MZT Skopje, dhe ka shërbyer si trajner i kombëtareve të Sllovenisë, Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut.
I njohur për strategjitë e tij të shkëlqyera dhe aftësinë për të zhvilluar ekipe fitimtare, Pipan sjell me vete një përvojë të jashtëzakonshme dhe një frymë të pathyeshme fitoreje.
Filozofia e tij e bazuar në disiplinë dhe bashkëpunim na jep besim të plotë se ai do të jetë udhëheqësi i duhur për ekipin tonë.
Le t’i urojmë mirëseardhjen një prej mendjeve më të mëdha të basketbollit dhe të bëhemi gati për një sezon të paharrueshëm!”
- shkroi njoftimi i KB Yllit sonte.

Ylli nisi stinorin me trajnerin amerikan Casey Owens, ndërsa pas pesë xhirosh me te timonier u bë Endrit Elshani. Suharekasit aktualisht janë me bilanc 7-10 dhe në pozitë të gjashtë të Superligës. Nëse Pipan debuton nesër në ndeshjen e xhiros XVIII të Superligës, atëherë ai do të debutojë në duel ndaj bashkëkombasit të tij Krasovec, pasi që Ylli është mysafir i Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga