BORA - PEJA
Dy lojtarë me double-double, Peja fiton ndaj Borës
18 January, 2025 @18:51
Ndeshja hapese e xhiros së XVII në Superligë u mbyll me fitoren e Pejës.
Skuadra e Pejës shënoi fitore me rezultat 79-85 në udhëtim te Bora në kryeqytet, në një takim që ishte mjaft interesant deri në fund.
Pjesa e parë kaloi me luftë mjaft të fortë dhe u mbyll me rezultat tejet të ngushtë, 51-50 për vendasit.
Më pas, pejanët shpërthyen në çerekun e tretë, për ta kthyer ndeshjen në anën e tyre. Ky çerek përfundoi 11-21, që i dha pejanëve epërsi para hyrjes në çerekun e fundit, gjatë të cilit epërsia e krijuar u menaxhua mirë përkundër tentimeve vendase dhe ndeshja u mbyll me fitore.
Desmond Cambridge Jr. me 24 pikë ishte më i miri te Bora sot, e te Peja më i miri ishte Tristan Ikpe me 22 pikë, 13 kërcime e 2 asistime. Përveç tij, ndeshjen me double-double te Peja e mbylli edhe Jonathan Galloway (15 pikë, 13 kërcime).
Një ndeshje për t’u harruar për Dardan Berishën sonte, që shënoi vetëm 5 pikë gjatë 17 minutave në parket.
Kjo është hera e tretë që Peja e mposhtë Borën gjatë këtij sezoni të Superligës në po aq takime të luajtura mes tyre.
Xhiron që vjen, Bora i shkon Bashkimit, kurse Peja e pret Yllin.