Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I RIKTHEHEN FITORES!

Peja ia bën 3-0 Prizrenit

Peja ia bën 3-0 Prizrenit


12 January, 2025 @20:51

Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë ndaj Prizrenit këtë stinor në kampionat, ndërsa sonte pas çerekut të parë të fortë 32-18 ka çuar pjesën e dytë nën kontrollë për të fituar ndeshjen 96-80.

Tulio da Silva pas debutimit jo aq të mirë në ndeshjen e kaluar, kësaj radhe ka shkëlqyer me 20 pikë duke u bërë koshashënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ka bërë edhe 5 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE

Denys Lukashov ka dhënë 15 pikë, duke shutuar perfekt për tre pikë, 5/5. Dardan Berisha ka kryer ndeshjen me 13 pikë, 4 asistime e 3 kërcime, kurse me nga 11 pikë ndeshjen e kryen Tristan Ikpe dhe Jonathan Galloway.

Te Prizreni i drejtuar nga Arbnor Rifati, Kwame Vaughn dha 23 pikë, ndërsa Drilon Shala 15 të tjera. Me nga 11 ndeshjen e kryen Lenzelle Smith e Jordan Johnson. Ekipi mbetet i fundit në renditje tabelare.

Peja kërcen në vend të tretë të tabelës, bëhet me bilanc 9-7 kurse Prizreni me 4-12 duhet të forcohet edhe më në luftë për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga