QENDRA 208 CENTIMETËRSHE VAZHDON ME MITROVICASIT
Trepça ia vazhdon kontratën Dardan Kapitit
14 January, 2025 @13:51
Qendra e reprezentacionit të Kosovës dhe e Trepçës, Dardan Kapiti, është shpërblyer me një zgjatje kontrate prej dy vitesh shtesë nga ekipi mitrovicas.
Njoftimin e ka bërë të ditur KB Trepça sot, ndërsa Kapiti do të mbrojë fanellat gjelbërezi edhe për dy vite tjera.
“Dardan Kapiti do të jetë pjesë e Trepçës edhe për dy sezonet e ardhshme. Ai do të vazhdojë me ngjyrat Gjelbër e Zi drejt sukseseve të reja,” ka bërë të ditur njoftimi i KB Trepça.
I lindur në mars të vitit 2000 Kapiti këtë stinor te Trepça në Superligë ka pasur mesatare prej 9.3 pikësh për ndeshje, ka bërë 0.5 asistime për lojë, ndërsa ka regjistruar 7.4 kërcime për ndeshje. Ai ka edhe 1.1 topa të rrëmbyer dhe 1.1 bllokada për ndeshje si mesatare në Superligë.
Me Trepçën, Kapiti këtë stinor shijoi edhe garat ndërkombëtare ekipore, duke luajtur në dy ndeshje të Basketball Champions League dhe pesë të tilla në FIBA Europe Cup.