Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 NDESHJE, 2 FITORE!

Bashkimi vazhdon me fitore në vitin e ri, mposhti edhe Vëllaznimin

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimi vazhdon me fitore në vitin e ri, mposhti edhe Vëllaznimin


12 January, 2025 @19:47

Dy ndeshje nën drejtimin e Bledar Gjeçajt, me dy fitore për Bashkimin. Pas kampiones Trepça, sonte në “Sezai Surroi” ra edhe Vëllaznimi që ishte në formë prej katër ndeshjeve pa humbje në Superligë.

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj ekipit gjakovar me rezultat 84-73 duke qenë më i mirë se kundërshtari në tre çerekët e parë të ndeshjes, për të marrë avantazhin e nevojshëm për çerek të fundit komod.

TABELA AKTUALE

Jayveous McKinnis me double-double ka qenë padyshim më i miri te prizrenasit, pasi që shënoi 24 pikë dhe 20 kërcime në fitore, prej të cilave 7 ofanzive. Njëzet pikë i dha Wendell Green, që shtoi edhe 8 asistime e 4 kërcime në fitore, kurse Valon Bunjaku me 11 të tjera ishte më i miri nga vendorët.

Jericole Hellems me double-double nuk mjaftoi për të vazhduar serinë e fitoreve të kuqezinjëve. Ai shënoi 23 pikë, bëri 3 asistime e 10 kërcime, ndërsa me 15 pikë lojën e mbylli Arian Azemi, që shtoi edhe 5 asistime e 4 kërcime në llogari të tij.

Fitorja bën që Bashkimi në pozitë të dytë të tabelës të bëhet me bilanc 11-5, kurse Vëllaznimi të bie në pozitë të katërt me 8-8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga