Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XV

Adem Mekic (Bora) - MVP (15)

Foto: FBK

Adem Mekic (Bora) - MVP (15)


10 January, 2025 @15:12

Basketbollisti i Borës, Adem Mekic, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros XV të Superligës së Kosovës në basketboll dhe është bërë lojtar i parë i Borës në Superligë që është shpallë MVP i xhiros nga FBK-ja.

Shkupjani Mekic që më parë ka qenë pjesë e MZT-së dhe e Zarës, ka pasur paraqitje të shkëlyqeshme në përballjen e ekipit të tij ndaj nënkampionit, Ylli. E performanca e Mekicit e ka bërë atë të jetë kryefjala e basketbollit në mesjavë, që ishte edhe xhiroja e parë e këtij viti në kuadër të Superligës.

Mekic mbylli ndeshjen me 16 pikë të shënuara, 9 asistime dhe 13 kërcime, duke arritur indeks efiçence me kuotë 25, për 35 minuta e 38 sekonda sa ishte në parket.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga