PRIZRENI - YLLI
Lenzelle Smith JR. me triple-double, Prizreni mposhtë Yllin
29 December, 2024 @22:26
Fitore për skuadrën e Prizrenit ndaj Yllit sonte.
E udhëhequr nga Lenzelle Smith Jr., skuadra e Prizrenit e mposhti Yllin me rezultat 92-85.
Pas tre çerekëve të parë, rezultati mes skuadrave ishte kryesisht i barabartë, e dallimi u bë në atë të fundit. Çerekun vendimtar prizrenasit e fituan 27-14 dhe rrjedhimisht e fituan ndeshjen.
Lenzelle Smith Jr. me triple-double prej 22 pikëve, 12 kërcimeve e 12 asistimeve ishte më i miri në parket, ndërkohë 22 pikë për Prizrenin shtoi edhe Jordan Johnson.
Te suharekasit koshashënuesi më i mirë ishte Quade Green me 23 pikë, e nga 18 secili kishin Arian Qallaku dhe William Tavares.
Për momentin, Prizreni është i fundit në renditjen e Superligës, kurse Ylli Vitin e Ri e pret në vendin e pestë.