Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË FITORET

Peja triumfon edhe në duelin e tretë të madh!

Foto: KBPeja/ fb

Peja triumfon edhe në duelin e tretë të madh!


28 December, 2024 @20:23

Një frymë e re po duket te Peja, derisa ekipi që qe dy ndeshje po drejtohet nga Sebastjan Krasovec ka arritur fitoren e tretë me radhë në Superligë - këtë të fundit ndaj Bashkimit si mysafir për të kryer në mënyrë më të mirë vitin kalendarik!

Peja doli triumfuese në “Sezai Surroi” sonte, ndërsa verdhezinjtë mposhtën vendasit me 10 pikë dallim, 63-73. Kjo fitore erdhi pas asaj ndaj Prishtinës dhe të fundit ndaj Trepçës.

Arti Hajdari dha 19 pikë në këtë ndeshje duke shutuar 4/8 për tre pikë, ndërsa me 17 pikë në fitore kontribuoi Tristan Ikpe që bëri edhe 8 kërcime. Denys Lukashov shënoi 11 pikë.

TABELA AKTUALE

Te Bashkimi askush pos Mack Smithit nuk arriti që të shënojë pikë dyshifrore. Smith bëri 26 pikë, 3 asistime dhe 5 kërcime në këtë disfatë për prizrenasit e drejtuar nga Darko Radulovic.

Në duelet ndërmjet vete, Bashkimi dhe Peja këtë stinor në kampionat tash janë barazuar në 1-1! Sa i përket bilancit, pas dy cikleve të ndeshjeve, Bashkimi është me 9 fitore e 5 humbje, ndëkaq Peja me 8 fitore e 6 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga