MVP I XHIROS XIII
Amin Hot (Peja) - MVP (13)
Teksti: FBK
24 December, 2024 @13:09
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 13-të e ProCredit Superligës apo e parafundit për vitin 2024.
Derbi u zhvillua mes Pejës dhe Trepçës, që përfundoi me fitoren minimale të pejanëve 65:64, ku më i miri te vendasit ishte ish-basketbollisti i Trepçës, Amin Hot me 13 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, duke qenë vendimtar në momentet e fundit. Ai shpallet edhe MVP i kësaj xhiro.
MVP - Amin Hot (Peja) 13 pikë, 7 kërcime, 9 asistime, 17 indeksi.