Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 13

Peja dënohet me 1’200€ nga KG i FBK-së

TOPSPORTI/ A. Paçarizi/

Peja dënohet me 1’200€ nga KG i FBK-së


25 December, 2024 @13:50

Pas ndeshjeve të xhiros së trembëdhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll, Komisioni i Garave të FBK-së në Informatorin përkatës të elitës së basketbollit të Kosovës ka shqiptuar ndër të tjera edhe dënimet nga kjo xhiro.

Nga klubet është dënuar vetëm KB Peja dhe atë me 1 mijë e 200 euro në total. Verdhezinjtë janë dënuar 500 euro për shkeljen e nenit 51.4 të PG-së dhe me 700 euro tjera për nenin 51.11, që e bën totalin e gjobës 1 mijë e 200 euro (njëra për hedhje të gjësendeve, tjetra për mjetet piroteknike).

Në dënimet tjera, janë individët ku janë dënuar trajnerë e lojtarë të ekipeve të ndryshme kryesisht për gabime teknike të llojeve përkatëse: Murat Bilge (trajner, Prishtina) 600 euro, Muhamedali Janjeva (Prishtina) 50 euro + 100 euro, Sebastjan Krasovec (trajner, Peja) 300 euro, Adem Mekic (Bora) 100 euro, Lenzelle Smith Jr. (Prizreni) 200 euro, Edmond Kryeziu (Prizreni) 100 euro.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga