PASI E ELIMINOI NGA KUPA, VÊLLAZNIMI FITOI DHE NË KAMPIONAT
Vëllaznimi me mungesa shuan Yllin
22 December, 2024 @20:49
Në një ndeshje me pak pikë të shënuara në total, Vëllaznimi ka arritur të bëj më të mirën në duel, për të shënuar fitore të rëndësishme ndaj Yllit në “13 qershori” ashtu që të ngritet për një pozitë më lartë në renditje tabelare.
Ylli u ndalë në 48 pikë sonte, ndërsa gjakovarët shënuan 60 sosh për të fituar duelin me 12 pikë dallim, 48-60. Për më tepër Vëllaznimit sot i kanë munguar Arbër Sinani, Michael Nuga dhe Arian Azemi, ndërsa trajneri Jeronimo Sarin duke aplikuar mbrojtje të fortë ka arritur te fitorja!
Jericole Hellems dha 16 pikë e bëri 12 kërcime, ndërsa Trey Anderson dha 13 pikë e bëri 7 kërcime te ekipi fitues, derisa Jason Jitoboh e Don Polloshka dhanë nga 8 pikë!
Ylli, si duket mori të lehtë këtë ndeshje duke pasur parasysh mungesat e mysafirëve dhe kjo i kushtoi! William Tavares dha 17 pikë, ndërsa Malcolm Armstead shënoi 11 të tjera.
Me këtë fitore, Vëllaznimi bëhet me bilanc 6-7 dhe del në pozitë të pestë, ndërsa Ylli mbetet në të katërtin me bilanc 7-6.