Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAUREATËT 2024

FBK shpallë 5-shen e vitit në basketboll

Fotot: FBK

FBK shpallë 5-shen e vitit në basketboll


Teksti: FBK

19 December, 2024 @21:34

Në organizimin e mbajtur sonte, FBK ka shpallë laureatët e vitit 2024, ndërsa ka dhënë edhe çmime tjera të dalluarve të vitit në kategori të ndryshme.

FBK shpallë 5-shen e vitit në basketboll: Dardan Kapiti (Trepça), Gëzim Morina (Ylli), Muhamedali Janjeva (Prishtina), Mikaile Tmusic (Trepça), Valon Bunjaku (Ylli/ Bashkimi)

Çmimet kryesore i kanë rrëmbyer basketbollisti i Trepçës, Mikaile Tmusic dhe basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri.

Çmimet te meshkujt i ka ndarë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, derisa te femrat, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Tmusic fitoi katër trofe me Trepçën gjatë vitit 2024, derisa Muhadri tre trofetë me Bashkimin.

Ata kanë falënderuar bashkëlojtarët/et për ndihmën e dhënë, si dhe klubet përkatëse dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

Në top 5 te femrat kanë hyrë: Arbnore Përquku (KBF Bashkimi), Jeta Zeka (KBF Bashkimi/KBF Penza), Malvina Haziri (KBF Prishtina), Sara Vraniqi (KBF Penza/KBF Peja 03) dhe Aulona Muhadri.

Ndërkohë te meshkujt në Top 5 kanë hyrë: Dardan Kapiti (KB Trepça), Gëzim Morina (KB Ylli), Muhamedali Janjeva (KB Prishtina), Valon Bunjaku (KB Ylli/ KB Bashkimi) dhe Mikaile Tmusic (Trepca).

Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve është shpallur KB Trepça, derisa skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave: KBF Bashkimi.

Trajneri i vitit është shpallur Lorik Kllokoqi, pasi fitoi Divizionin C me femra U18.

Shpresa e vitit te djemtë dhe vajzat ishin Yll Kastrati (KB Bora/KB Kerasan) dhe Flutra Mehmeti (KBF Prishtina).

Ngadhnjim Shabani është shpallur Gjyqtari i Vitit, i cili është edhe gjyqtar ndërkombëtar.

Punëtori Sportiv i Vitit është shpallur Vullnet Sefaja, i cili është president i Trepçës, duke fituar katër trofe brenda një viti dhe duke garuar në arenën ndërkombëtare.

Ambasadorja e basketbollit të Kosovës jashtë vendit është shpallur Astera Tuhina (Washington State Cougars).

Gjithashtu ka pasur çmim të veçantë për Veteran/e: Mithat Belegu te meshkujt dhe Xhevahire Mustafa te femrat.

Çmim i veçantë për Kontribuues i basketbollit, ku është nderuar Mexhit Sogojeva.

Çmimi i Publikut kanë shkuar te Malvina Haziri dhe Mikaile Tmusic, të cilët fituan më shumë vota të publikut.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga