Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS INCIDENTIT

Bashkimi dënohet me 1 mijë e 500 euro dhe një ndeshje pa shikues!

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimi dënohet me 1 mijë e 500 euro dhe një ndeshje pa shikues!


17 December, 2024 @22:03

Pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes Bashkimi - Ylli në fundjavën që e lamë pas, ku disa tifozë të Bashkimit u futën në fushë të lojës, ndërsa reaguan forcat e sigurisë në parket, kurse lojtarët e Yllit shpejt shkuan drejt zhveshtores, KG i FBK-së ka shqiptuar dënimet për këtë rast.

Kështu, sipas njoftimit të lëshuar nga FBK sot është bërë e ditur se Bashkimi në përputhje me nenin 51.4 është dënuar me 500 euro, ndërsa në përputhje me nenin 51.18 dënohet me 1 miijë euro dhe një ndeshje pa prezencë të shikuesve.

Bashkimi u mposhtë nga Ylli në këtë ndeshje.

Përveç klubit, nga Bashkimi në këtë përballje në listë të të dënuarve janë shfaqur edhe basketbollisti Valon Bunjaku dhe trajneri Darko Radulovic, që për tekniket e tyre kanë marrë dënim 50 dhe 150 euro, përkatësisht.

Ndërkaq, nga ndeshjet tjera janë shqiptuar vetëm dënime për gabime teknike: Murat Bilge (trajner, Prishtina) 150 euro, Omar Jamaleddine (Prizreni) 50 euro, Darryl Jordan (Prizreni) 50 euro dhe Arian Azemi (Vëllaznimi) 100 euro.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga