Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI MPOSHTET!

Besëlidhja ia shkakton humbjen e dytë Bashkimit në Ligë Unike

Besëlidhja ia shkakton humbjen e dytë Bashkimit në Ligë Unike


18 December, 2024 @18:53

Bashkimi nuk ka arritur t’i bëj ballë Besëlidhjes sot në “Asllan Rusi” derisa ekipi vendas ka mposhtur prizrenasit me rezultat 81-77.

Besëlidhja e drejtuar nga trajneri Bilali ka qenë më e mirë se Bashkimi në çerek të dytë, 29-15, ku me këtë dallim kanë vazhduar gjatë pjesës së dytë për të fituar ndeshjen në fund ngushtë, përkundër ndezjes së vonshme të motorëve të mysafirëve.

Marcellous Garrick me 23 pikë ka qenë më efikasi te Besëlidhja, ndërsa 20 pikë të tjera i dha Joshua Angle.

Te Bashkimi, nuk kanë mjaftuar 26 pikët e Lejson Zeqirit, e as 17 të tjera të dhëna nga Mack Smith.

Me këtë fitore, Besëlidhja bën bilancin 2-0, ndërsa Bashkimi 0-2 në Grupin A të Ligës Unike.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike