Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVARËT FITOJNË!

Vëllaznimi fiton si mysafir në Durrës

Vëllaznimi fiton si mysafir në Durrës


18 December, 2024 @20:01

Vëllaznimi ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të Ligës Unike duke e mposhtur Teutën e Durrësit sot, 92-98.

Gjakovarët kanë arritur te fitorja falë lojës së mirë të treguar në çerek të fundit, për të përmbysur epërsinë e vendasve që e kishin prej fillimit.

Me 24 pikë të shënuara, më i dalluari te Vëllaznimi sonte ka qenë Jericole Hellems. Jason Jitoboh ka shënuar 18 pikë e 10 kërcime e Michael Nuga 16 pikë në fitore.

Te Teuta mundi i Bryan Powell me 25, Morgan Taylor me 20 dhe Tyrese Morton me 17 pikë, nuk mjaftoi për fitore!

Pas këtij dueli, Vëllaznimi ka bilanc 2-0 në Grupin A të Ligës Unike, ndërkaq Teuta bëhet 0-2.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike