Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA PROBLEME PËR YLLIN

Ylli kalon lehtë Tiranën

Ylli kalon lehtë Tiranën


18 December, 2024 @20:35

Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Tiranës në kuadër të Grupit B të Ligës Unike, pas një starti fenomenal të suharekasve. Pas përfundimit të çerekut të parë me 20 pikë dallim për vendasit, 32-12, pjesa tjetër e ndeshjes u menaxhua pa shqetësimee për Yllin e drejtuar nga Endrit Elshani dhe kështu ata arritën te fitorja me afro 30 pikë dallim, 87-59.

Me 28 pikë të shënuara dhe 10 kërcime, më i dalluar te Ylli ka qenë Hasahn French, ndërkaq me 19 pikë është dalluar ëillian Tavares dhe 14 pikë e 12 kërcime i ka bërë Jalen Nesbitt. Për Quade Grantin, sonte Ylli nuk ka pasur nevojë fare, pasi që ai u pushua nga trajneri.

Tiranasit që panë se sa vështirësi do të kenë në ndeshje me të nisur çereku i parë, kanë pasur Frenki Lilajn më të dalluar me 26 pikë e 10 kërcime. Qendra tjetër Endrit Hysenagolli gjithashtu bëri double-double, me 10 pikë e 13 kërcime, por performanca e bashkëlojtarëve të tyre ishte larg për t’i bërë ballë më shumë suharekasve.

Me këtë fitore, Ylli bën bilancin 1-1 në Ligën Unike, që tash të njëjtin bilanc e ka edhe Tirana.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike