PËRFORCIM ME PËRVOJË TE PRISHTINA
Ricky Tarrant - lojtar i ri i Prishtinës
18 December, 2024 @23:29
Pa bërë të ditur ende për largimin e Qua Grantit dhe Damiree Burnsit, Prishtina veçse ka zyrtarizuar ardhjen e re në ekip. Para pak çastesh bardhekaltërit, që sonte në Prizren në fund të ndeshjes fituan Vllazninë në kuadër të Ligës Unike kanë zyrtarizuar playmakerin e ri të ekipit.
Ricky Tarrant vjen nga liga turke e basketbollit, ndërsa së fundi figuron të ketë qenë lojtar i Yalovasporit atje. Në stinorin e kaluar, Tarrant 31 vjeç me Yalovën ka pasur mesatarisht 26.3 minuta për ndeshje, duke shënuar 14.5 pikë, 5.4 asistime dhe 3.4 kërcime për ndeshje.
Para Yalovës, ai ka luajtur edhe për Manisën në Superligën turke si dhe TED Kolejliler. Ka bërë karrierë gjithashtu në Rumani, Izrael, Poloni e Hungari.