Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ TREPÇËS KALON TE BORA!

Desmond Cambridge, zyrtarizohet te KB Bora

Fotot: KBTrepca/ fb

Desmond Cambridge, zyrtarizohet te KB Bora


19 December, 2024 @18:25

Basketbollisti që sot zyrtarizoi ndarjen me KB Trepçën, Desmond Cambridge, është zyratarizuar si lojtar i ri i ekipit që po lufton për mbijetesë në Superligë, KB Bora.

Cambridge që prej fillimit të stinorit ishte pjesë e kampiones aktuale të Superligës, ka pasur mesatare prej 10.7 pikëve për ndeshje, 1.8 asistime dhe 4.2 kërcime për ndeshje me mitrovicasit.

Ai tash do të mbrojë ngjyrat e ekipit debutues në Superligë, në luftën e madhe të tyre për të siguruar mbijetesën aty. Bora që nisi stinorin me Arben Krasniqin trajner, po e vazhdon atë me Danilo Rakocevicin.

Aktualisht, Bora është e fundit në renditje dhe ka bilanc 2-9 pas 11 ndeshjeve të luajtura. Një ndeshje ndaj Prishtinës, e ka të pazhvilluar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga