AMERIKAN I RI TE TREPÇA
Tekele Cotton - përforcim i ri te Trepça
20 December, 2024 @16:14
Amerikan i ri te Trepça, pasi që një ditë më parë mitrovicasit u ndanë me Desmond Cambridge-in. Tekele Cotton 31 vjeç është play i ri te kampionja e Kosovës, ndërsa ekipi i drejtuar nga Adis Beciragic e ka zyrtarizuar njoftimin sot.
Kohëzgjatja e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, ndërsa në stinorin e kaluar ka luajtur në kategorinë e dytë italiane të basketbollit për skuadrën e Ferraroni Cremonës, ku ka pasur mesatare prej 11.9 pikëve për ndeshje, 2 asistimeve dhe 3.8 kërcimeve.