Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGIMI I RADHËS NGA SUPERLIGA

Desmond Cambridge largohet nga Trepça

Desmond Cambridge largohet nga Trepça


19 December, 2024 @12:03

Kampionja dhe liderja aktuale e Superligës, Trepça, ka bërë të ditur sot se ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan të saj, Desmond Cambridge. Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, ekipi mitrovicas ka shkruar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin në fjalë.

Trepça përndryshe është duke luftuar për mbrojtje të titullit kampion në Kosovë si dhe mbrojtjen e trofeut të Kupës. Ekipi i drejtuar nga boshnjaku Adis Beciragic, edhe pse nuk nisi mirë stinorin është këndellur në ndërkohë dhe ka marrë lidershipin aty.

Cambridge përndryshe për Trepçën ka luajtur 11 ndeshje në Superligë dhe katër të tjera në FIBA Europe Cup e dy në Basketball Champions League. Në Superligë ka pasur mesatare prej 19.5 minutash për ndeshje, duke shënuar 10.7 pikë, 1.8 asistime e 4.2 kërcime për ndeshje.

Trepça si lidere e Superligës aktualisht ka bilanc 10-2 pas 12 ndeshjeve të para të stinorit, si dhe ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga