LOJTARI I BORËS, LËNDOHET
Lëndohet Ylli Kastrati
17 December, 2024 @20:19
Basketbollisti i KB Bora, Ylli Kastrati ka marrë një lëndim në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Bashkimit. KB Bora ka bërë të ditur sot se lëndimi i tij është në ligamentin ACL.
Bora i ka uruar shërim të shpejtë Yllit, që do të kalojë këtë periudhë të vështirë për të, ndërsa ekipi pret rikthimin e tij. Klubi në fjalë që po debuton në Superligë, nuk ka bërë të ditur se sa i është paraparë koha e shërimit lojtarit.
Bora përndryshe është e fundit në Superligë me bilanc 2-9 dhe ka një ndeshje më pak të luajtur, pasi që përballja me Prishtinën u shtye pa dhënë ndonjë arsye as ekipet e as FBK.
Përndryshe Kastrati është 16 vjeçar dhe luan në pozitën e organizatorit, ai ka pasur dy paraqitje në Superligë për ekipin e Borës, duke pasur 2.5 minuta mesatarisht në ndeshje.