Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DEBUTIMIT!

Krasovec: Do të arrijmë gjëra të mëdha

Krasovec: Do të arrijmë gjëra të mëdha


16 December, 2024 @7:48

Trajneri i tretë i KB Pejës këtë stinor u zyrtarizua mbrëmë nga ekipi, ndërsa më pas doli edhe me një deklaratë dhënë për skuadrën pas zyrtarizimit aty.

Sebastjan Krasovec, slloveni që do të merr timonin e Pejës për pjesën e mbetur të stinorit në Superligë ka thënë se është shumë i lumtur dhe me lojtarët që ka mësuar që ka në dispozicion ai shpreson që të arrijë gjëra të mëdha me ekipin.

“Jam shumë i lumtur që po kaloj në një ligë të re, në një shtet tjetër, jam tejet i motivuar. KB Peja është organizatë profesionale dhe deri tash jam shumë i impresionuar me mënyrën se si kanë rrjedhur gjërat me menaxhmentin e klubit, jam i lumtur që jam bashkuar me Pejën”, u shpreh ai, duke shtuar që “skuadra ka shumë lojtarë kualitativ dhe një miks të lojtarëve me eksperiencë e atyre të rinjë - gjë kjo që është bazë solide për të pasur një sezon të suksesshëm.”

Krasovec që do të debutojë në basketbollin kosovar pas një karriere kryesisht të formuar në Hungari, ka shtuar që edhe fokusi i tij maksimal në punë, do të bëj që bashkë me publikun ekipi të arrijë gjëra të mëdha këtë stinor.

“Premtoj të jap maksimumin dhe gjithë fokusin tim për ta ndihmuar skuadrën të luftoj në versionin më të mirë. Me punë dhe dedikim, dhe me mbështetjen e tifozëve - jam i sigurt që do arrijmë gjëra të mëdha së bashku.” - ka thënë në fund Krasovec.

Peja është në pozitë të katërt të Superligës me bilanc 6-6. Skuadra që nisi stinorin me Rami Hadarin e vazhdoi atë me Daniel Nelsonin. Nuk eci, me asnjërin. Tash është koha për Krasovecin, i cili pritet të debutojë me Pejën që në përballjen e xhiros XIII të Superligës, kur Peja pret kampionen aktuale - Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga