NIS PUNA TE PEJA
Krasovec nis stërvitjet me Pejën
16 December, 2024 @18:58
Trajneri i ri i Pejës, Sebastjan Krasovec, ka nisur punën sonte me ekipin e tij të ri. KB Peja ka njoftuar pak më parë se Krasovec ka nisur të punojë me skuadrën, ndërsa para stërvitjes ai ka pasur takime një me një me secilin lojtar për t’i njohur më mirë ata.
Gjithashtu, KB Peja ka bërë të ditur se ekipi verdhezi tashmë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të Superligës, ku në “Karagaç” presin liderin dhe kampionin aktual të Superligës, Trepçën.
“Trajneri i ri, Sebastjan Krasovec ka filluar punën me skuadrën në stërvitjen e tij të parë.
Para fillimit të stërvitjes, trajneri dhe basketbollistët kanë pasur disa takime për t’u njohur më mirë në mënyrë që gjithçka të nis mirë qysh në ditën e parë të punës.
KB Peja rikthehet në aksion të shtunën, 21 dhjetor, ku pret KB Trepçën në palestrën “Karagaçi” me fillim në orën 19:00.” - ka shkruar njoftimi i Pejës.