Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XII

Quade Green (Ylli) - MVP (12)

Foto: FBK

Quade Green (Ylli) - MVP (12)


17 December, 2024 @20:11

Për herë të parë këtë stinor, ku nuk ka as një muaj që erdhi te Ylli, Quade Green është përzgjedhur MVP i xhiros XII të Superligës nga FBK. Amerikani në fjalë, është duke treguar cilësitë e tij prej ditës që erdhi në ekipin suharekas, ndërsa tashmë ka marrë edhe çmimin e më të mirit të javës nga FBK, pas performancës së tij individuale në përballje ndaj Bashkimit, ku Ylli fitoi si mysafir, duke përmbysur epërsinë e vendasve në fund.

Takimi ishte me kthesa, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin, por që përfundoi me fitoren e mysafirëve. Më i miri te therandasit ishte Quade Green me 30 pikë, dy kërcime, dy asistime, duke treguar lojë të mirë, sidomos në çastet vendimtare.
MVP - Quade Green (Golden Eagle Ylli) 30 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga