VËLLAZNIMI LARGON DY LOJTARË!
Vëllaznimi ndahet me Visar Ejupin dhe Arbin Rushitin
17 December, 2024 @20:33
Skuadra e KB Vëllaznimit ka bërë të ditur sot se ka ndarë rrugët me dy basketbollistë të saj. Fjala është për Visar Ejupin dhe Arbin Rushitin.
Kuqezinjtë që aktualisht janë në pozitë të gjashtë të tabelës ka bilanc 5-7 dhe po drejtohet nga Jeronimo Sarin, kanë falenderuar Ejupin për kontributin e dhënë dhe i kanë uruar suksese në vazhdim, ndërsa të njëjtat fjalë i kanë pasur edhe për shkupjanin Rushiti.
Ejupi ka pasur shtatë paraqitje për Vëllaznimin në Superligë me mesatare prej 5.1 minutash për ndeshje, duke dhënë 0.7 pikë, 0.3 asistime e 1 kërcim mesatarisht.
Rushiti në anën tjetër, ka luajtur 11 ndeshje për kuqezinjtë e Gjakovës duke pasur 16.9 minuta mesatarisht, duke shënuar 2.9 pikë për ndeshje, 1.5 asistime e 2.5 kërcime si mesatare.