Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA E TRETË RADHAZI PËR PRISHTINËN

Bashkimi ia bën 2-0 Prishtinës

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimi ia bën 2-0 Prishtinës


21 December, 2024 @21:31

Për herë të dytë këtë stinor në kampionat, Bashkimi ka mposhtur Prishtinën, ndërsa sonte ka fituar si mysafir në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” me rezultat 73-83.

Çereku i parë i fortë 21-32, bëri që Bashkimi të menaxhojë më pas ndeshjen për të arritur deri te fitorja, ndërsa epërsinë më të madhe në ndeshje e kishin me 15 pikë.

Mack Smith dha 18 pikë, 7 asistime e 5 kërcime, kurse Jayveous McKinnis shënoi 17 pikë e 9 kërcime në fitoren e prizrenasve. Valon Bunjaku dha 13 pikë e 5 asistime në këtë fitore, duke qenë më i dalluari prej forcave vendore të ekipit.

TABELA AKTUALE

Prishtina ende po vuan mungesat e dyshes Damiree Burns dhe Qua Grant, ndërsa ekipi i Murat Bilges tashmë ka pësuar ndeshjen e tretë me radhë në kampionat! Rashad Williams me 15 pikë ishte më efikasi te Prishtina sonte!

Fitorja, bën që Bashkimi të mbyllë xhiron në vend të dytë me bilanc 9-4, ndërsa Prishtina bie në pozitë të gjashtë me bilanc 6-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga