FITORE E BORËS!
Bora mposhti Prizrenin për të rritur shpresat
22 December, 2024 @19:30
Skuadra e Borës e drejtuar nga malaziasi Danilo Rakocevic ka arritur të shënojë fitoren e tretë sezonale, të dytën nën drejtimin e trajnerit në fjalë, ndërsa ka triumfuar sonte ndaj Prizrenit, për të sjellë edhe më shumë emocione në fund të tabelës së Superligës.
Bora ka shënuar fitore ndaj Prizrenit me rezultat bindës 90-71, ndërsa ekipi prishtinas që po debuton në Superligë këtë stinor ka barazuar bilancin me bardhezinjtë mysafir këtë stinor në 1-1.
Shtatë lojtarë të Borës kanë shënuar pikë dyshifrore sot, për të treguar lojën ekipore të shpërndarjes së pikëve të skuadrës, ndërsa me 17 pikë më efikasi ka qenë Rinor Memedi, që ka shutuar 5/12 për tre pikë në fitore.
Pos tij, me 14 pikë është dalluar Alex Lomax, që ka bërë edhe 4 asistime e 9 kërcime ndërsa nga 13 pikë dhanë Adem Mekic e Jetmir Zeqiri.
Te Prizreni, që nuk ka arritur të fitojë asnjë çereklojë sot, Lenzelle Smith Jr ka qenë më i dalluari me 28 pikë, 6 asistime e 10 kërcime. Pos, tij ka qenë vetëm edhe Edmond Kryeziu që ka arritur të shënojë pikë dyshifrore, duke dhënë 10 pikë!
Bora bëhet tash me bilanc 3-9 me 12 ndeshje të luajtura, kurse Prizreni është me 3-10 pas 13 lojëve.