Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA MPOSHTI KAMPIONEN!

Krasovec debuton me fitore, duke ia ndërprerë serinë Trepçës

Foto: KBTrepca/ fb

Krasovec debuton me fitore, duke ia ndërprerë serinë Trepçës


21 December, 2024 @21:45

Që në debutim të tij në Superligë dhe për Pejën, trajneri i ri slloven Sebastjan Krasovec ka shënuar fitore dhe atë ndaj ekipit më në formë, lideres dhe kampiones aktuale, Trepça.

Edhe pse Trepça kishte mundësinë në fund që të shënojë, tentimi i Malik Johnsonit nuk u fut në kosh dhe u shpreh gëzimi i madh në “Karagaç” kur verdhezinjtë arritën fitoren 65-64!

Për ironi, ish lojtari i Trepçës, Amin Hot, ishte më i miri sonte te Peja. Ai luajti ndoshta ndeshjen më të mirë të tij këtë stinor, duke dhënë 13 pikë, 9 asistime e 7 kërcime në fitore. 12 pikë i dha Tristan Ikpe, kurse me nga 11 të shënuara ndeshjen e përfunduan Arti Hajdari dhe Jacquez Yow.

TABELA AKTUALE

Dardan Kapiti me 15 pikë, Samuel Hunter me 14 pikë dhe Malik Johsnon me 10 të shënuara ishin koshashënuesit më të dalluar te Trepça sonte, që pësoi pas tetë fitoreve radhazi në Superligë!

Peja mbyllë xhiron në pozitë të tretë me bilanc 7-6, ndërsa Trepça e para tash bëhet me bilanc 10-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga