ORARI I NDESHJEVE!
Përcaktohen terminet e xhiros së fundit për këtë vit
25 December, 2024 @9:00
Xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës në basketboll për vitin 2024 do të zhvillohet këtë fundjavë. Tetë skuadrat e elitës do të hynë në xhiron e XIV të stinorit që edhe mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve në elitë, ndërsa Trepça do ta mbyllë atë si lidere. Kujtojmë, pas ciklit të parë të ndeshjeve, Bashkimi ishte lider!
Si zakonisht, dy ndeshjet janë në program të shtunën, ndërsa dy të tjera të dielën, ndërsa përballja më interesante pritet të jetë ajo hapëse e xhiros XIV ndërmjet Bashkimit dhe Pejës që luhet në “Sezai Surroi” më 28 dhjetor me fillim prej orës 17:00. Në 19:00 në ditë të njëjtë Trepça pret Borën.
Të dielën Vëllaznimi luan derbi ndaj Prishtinës, kurse xhiron, ciklin e dytë të ndeshjeve dhe vitin kalendarik e mbyllin Prizreni me Yllin që do të përballen në “Sezai Surroi” të dielën e 29 dhjetorit me fillim prej orës 19:00.