Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI!

Vëllaznimi rikthen Myreon Jonesin në ekip!

Vëllaznimi rikthen Myreon Jonesin në ekip!


26 December, 2024 @10:31

Pak para fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Superligës, disa skuadra kanë bërë lëvizje në treg duke shtuar të huajë të dëshmuar në ekip. Kështu, pas KB Prizrenit që bëri të ditur për ardhjen e Kwame Vaughnit, edhe Vëllaznimi dy ditë më parë bëri të ditur për rikthimin e një ish-lojtari të ekipit.

Fjala është për amerikanin Myreon Jones. Gjakovarët kanë bërë të ditur se Jones do të jetë përsëri pjesë e ekipit të tyre, ndërsa organizatori amerikan 24 vjeçar pas Vëllaznimit ka qenë pjesë e ekipit HV Hoopers në turne basketbollistik veror, ndërsa këtë stinor nuk ka gjetur ekip!

Myreon Jones @ KB Vellaznimi

“Jones kishte treguar lojëra shumë të mira në stinorin e kaluar dhe një marrëveshje e re me të ishte fare e lehtë, duke ditur edhe karakterin fantastik të djaloshit! Jonesit i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanelën kuqezi!” - bëri të ditur njoftimi i KB Vëllaznimit.

Përndryshe, në stinorin e kaluar Myreon Jones te Vëllaznimi ka zhvilluar 25 ndeshje kampionale me mesatare prej 24.6 minutash për ndeshje, ku ka shënuar 11.8 pikë për lojë, 2.4 asistime dhe 3.4 kërcime.

Në ndeshjen e fundit kampionale, Vëllaznimi që po drejtohet nga Jeronimo Sarin mposhti Yllin në “13 qershori”, ndërsa në ekip ishin katër të huaj, Trey Anderson, Jericole Hellems, Jason Jitoboh dhe Antwan Walker. Me Jonesin ekipi do të çojë numrin e të huajve në pesë, pasi që si duket Michael Nuga është larguar nga ekipi, edhe pse kuqezinjtë nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për këtë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga