PRIZRENASIT NDAJNË RRUGËN ME WHITE-IN
Bashkimi liron Maliek White-in
24 December, 2024 @21:14
Bashkimi ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan të ekipit, Maliek White. Njoftimin e ka dhënë të hënën, ndërsa aty klubi ka bërë të ditur se me marrëveshje ka shkëputur kontratën me lojtarin në fjalë.
White ka qenë ndër lojtarët e parë këtë stinor që kanë ardhur te Bashkimi dhe ka qëndruar në “Sezai Surroi” deri në fund të këtij viti. Klubi i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij, duke mos dhënë detaje tjera për arsyen e ndarjes.
“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme, kemi shkëputur kontratën me lojtarin Maliek White, i cili iu bashkua ekipit gjatë verës.
E falënderojmë Maliekin për angazhimin e tij dhe paraqitjet me ekipin tonë. I urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij!”
Përndryshe White ka pasur 12 paraqitje për Bashkimin në kuadër të Superligës këtë stinor. Organizatori 190 centimetra i gjatë ka pasur 24.3 minuta mesatarisht te Bashkimi në kampionat, ndërsa ka dhënë 8.2 pikë, 2.7 kërcime e 3.3 asistime për ndeshje.
Bashkimi, që kishte nisur stinorin në mënyrë perfekte, si asnjëherë më parë në histori të tij, duke regjistruar shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para, aktualisht është i dyti në renditjen tabelare me bilanc 9-4.