Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE BORA MPOSHTI PRISHTINËN

Bora ngriu Prishtinën!

Foto: KBBora/ fb

Bora ngriu Prishtinën!


25 December, 2024 @23:06

Për herë të parë këtë stinor, Bora ka shënuar dy fitore radhazi! Kësaj radhe, pas Prizrenit që e mposhti në fundjavë, në përballjen e mbetur të xhiros së nëntë, fitoi ndaj Prishtinës.

Kjo është fitorja e tretë e trajnerit të ri të ekipit Danilo Rakocevic, kurse ekipi debutues në Superligë po tregon se nuk është për ekskurzion aty, duke treguar seriozitet për të arritur te fitorja sa herë që po i ipet mundësia.

Pas pjesës së parë kur Prishtina shkoi në epërsi me 37-40, në pjesë të dytë Bora nisi më mirë, mori epërsinë pas 30 minutash lojë 61-57 dhe e mbajti atë deri në fund të ndeshjes për të fituar lojën me 5 pikë dallim, 81-76.

Bora kishte krejt tetë lojtarë në ekip sonte, ndërsa Rezart Memedi dha 24 pikë e Adem Mekic 23 të tjera në fitore. Mekic bëri edhe 9 asistime e 4 kërcime për të treguar rëndësinë e tij në ekip, kruse nga 11 pikë dhanë Besnik Azemi me përvojë dhe Jetmir Zeqiri. Të dy këta kryen lojën me double-double, pasi që bënë edhe 11 kërcime, gjegjësit 10 sosh.

TABELA AKTUALE

Prishtina në anën tjetër nuk po këndellet! Ka regjistruar humbjen e katërt me radhë në Superligë, ndërsa ekipi tash është i pesti në renditje me bilanc 6-7 pas 13 ndeshjesh.

Henrik Sirko dha 20 pikë e bëri 7 kërcime, ndërsa pikë dyshifrore dhanë edhe Rashad Williams, 15 dhe Josh Nzeakor, 15. Daniel Lekndreajt i mungoi një pikë për të kryer ndeshjen me double-double, pasi që bëri 10 kërcime për ekipin e tij - më së shumti prej bashkëlojtarëve të tij.

Për Borën, rëndësi të veçantë kishte fitorja e sontme, pasi që ekipi doli nga fundi i renditjes dhe tash është në pozitë të shtatë me bilanc 4-9, derisa në xhiron e fundit për këtë vit, që luhet në fundjavë, do të ndeshet me lideren Trepça në “Minatori”.

Prishtina në anën tjetër, e pesta dhe me bilanc negativ 6-7, pas katër humbjeve radhazi në dhjetor - që doli të jetë muaj tepër i ftohtë për bardhekaltërit! Në fundjavë ata udhëtojnë në “Shani Nushi” për të mbyllë vitin 2024 me ndeshje kampionale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga