KWAME VAUGHN
Për të tretën herë në Kosovë
26 December, 2024 @10:10
Basketbollisti amerikan që në stinorin e kaluar ka luajtur për Pejën, ndërsa gjatë stinorit 2020/21 ka qenë pjesë e Prizrenit, i është rikthyer përsëri ish-ekipit të tij.
Kwame Vaughn është zyrtarizuar si lojtar i ri i bardhezinjëve nga Prizreni pardje, ndërsa 34 vjeçari pritet të arrijë shpejt në ekip për të përmirësuar rezultatet e ekipit!
“Kemi arritur marrëvshje me Kwame Vaughn i cili ribashkohet me ne.
Kwame kthehet në Prizren pas 3 viteve ku aso kohe u shpallëm edhe kampion i stinorit të rregullt.
Liga e Kosovës nuk është e pa njohur për të prandaj eksperienca e tij do të jetë padyshim avantazh i madh’ për ne si ekip.” - shkroi KB Prizreni në njoftim.
Vaughn së fundi ka qenë pjesë e Pejës, ndërsa në shtator-dhjetor të këtij viti nuk është paraqitur për ndonjë skuadër. Ai në stinorin e kaluar për Pejën luajti 10 ndeshje duke pasur 22.6 minuta për lojë me mesatare të pikëve, 12.2, të asistimeve 3.9 dhe të kërcimeve 2.1.
Ai njihet si organizator i mirë i lojës, ndërsa pritet t’i ndihmojë KB Prizrenit në përballjet e ciklit të tretë dhe të katërt të ndeshjeve të Superligës. Përndryshe, KB Prizreni aktualisht është i fundit në renditje tabelare të Superligës, ku pas 13 ndeshjeve të luajtura ka bilanc 3-10. Këtë fundjavë, që mbyllë vitin 2024 Prizreni do të jetë nikoqir i Yllit ku do të kërkojë për të mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës me fitore.