NGA XHIROJA E NËNTË
Sonte zhvillohet ndeshja e mbetur e Superligës
25 December, 2024 @8:00
Përballja e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Borës dhe Prishtinës është paraparë të luhet sonte. Dje të dyja skuadrat kanë bërë të ditur terminin e ndeshjes së mbetur dhe përballja mes prishtinasve debutues në Superligë dhe rekord-kampiones së Kosovës nis prej orës 19:00 në “1 tetori” të kryeqytetit.
Ndeshjen e parë kampionale e kishte fituar Prishtina, ndërkaq kryeqyteti që moti nuk ka pasur derbi në elitë të basketbollit, derisa Prizreni si qytet në vitet e fundit ka derbi në Superligë. Ky stinor është i pari ku dy qytetet më të mëdha të vendit tonë kanë derbi lokal në elitë!
Përndryshe, Bora aktualisht ka bilanc 3-9 pas 12 ndeshjeve të luajtura në XIII xhirot e para të stinorit, kurse Prishtina është në 6-6 nga po aq ndeshje prej po aq xhirove. Në rast të fitores, Bora do të dalë nga fundi i tabelës. Në anën tjetër, në rast të fitores së Prishtinës në këtë ndeshje, atëherë tre skuadra të Superligës do të bëheshin me bilanc 7-6!