Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA SHKRIU BORËN

Trepça nuk lejoi befasi ndaj Borës këmbëngulëse

Foto: KBTrepça/ fb

Trepça nuk lejoi befasi ndaj Borës këmbëngulëse


28 December, 2024 @21:01

Kampionja aktuale e Superligës dhe liderja e saj, Trepça nuk ka lejuar befasi në “1 tetori” të Prishtinës sonte, ku luajti në cilësi të vendases, me marrëveshje të skuadrave, duke shënuar fitore ndaj Borës mjaft këmbëngulëse, me dallim 9 pikë, 75-66.

Bora në çerek të dytë të ndeshjes tregoi dhëmbët, ndërsa Trepça që kishte përfunduar çerekun e parë me 14-10, pa veten në pushim në disavantazh, 29-38! Sidoqoftë, mitrovicasit treguan forcën në pjesë të dytë dhe rikthyen avantazhin për të fituar ndeshjen në fund dhe për të mos lënë vend për befasi, duke fituar duelin.

TABELA AKTUALE

Lojtari më i ri i skuadrës, Tekele Cotton dha 16 pikë dhe ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit. Ai bëri edhe 2 asistime dhe 5 kërcime. Me 14 pikë ndeshjen e kreu Samuel Hunter, ndërsa Erjon Kastrati dha 12 pikë.

Te Bora luftarake më efikasi ka qenë Rezart Memedi me 19 pikë të shënuara, duke dhënë 5 nga 13 tentime për tre pikë, ndërsa me nga 13 pikë të shënuara ndeshjen e përfunduan Ardit Pepaj dhe Jetmir Zeqiri.

Trepça me këtë fitore përforcoi kreun, duke bërë bilancin 11-3. Bora ndërkaq me humbjen e dhjetë të stinorit bën bilancin, 4-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga