BORA NGRIU EDHE YLLIN!
E treta me radhë në shtëpi për Borën, e para ndaj Yllit!
8 January, 2025 @23:18
Bora tregon dhëmbët përsëri në “1 tetori”, ndërsa viktima e radhës e saj ka qenë Ylli, që nuk arriti t’i bëj ballë lojës se transferit të ri të vendasve Desmond Cambridge dhe Jetmir Zeqirit. Derisa Cambridge dha 26 pikë në debutim për Borën, Zeqiri shënoi 20 të tjera, bashkë me 8 kërcime në fitoren me 13 pikë dallim, 93-80.
Adem Mekic ka vazhduar me lojëra fenomenale të tija, kurse një asistim i mungoi për të qenë më i frytshmi i ndeshjes me 16 pikë, 9 asistime e 13 kërcime në fitore. Kontributi i veteranit Besnik Azemi nuk bën pa u përmendur, derisa “ujku i vjetër” shënoi 10 pikë në 16 minuta lojë te fitorja e Borës. Henrik Sirko debutoi me 12 pikë te Bora.
Jan Palokaj debutoi jashtëzakonisht mirë te Ylli në rikthimin e tij në skuadër këtë dimër! Shëoni 26 pikë, bëri 3 asistime e 5 kërcime. Por Ylli në fund u pajtua me humbje, pasi që rezultati i çerekut të dytë 23-12 u bë i pakthyeshëm në pjesë të dytë. William Tavares shënoi 16, ndërsa 15 të tjera i dha kapiteni Gëzim Morina, që bëri edhe 3 asistime e 5 kërcime për Yllin.
Bora me këtë fitore hyn në lojë për playoff! Ekipi debutues në Superligë me përforcimet e bëra në afatin kalimtar dimëror dhe me fitoren e sontme ka treguar që tash e tutje nuk ka ekip që mund të kalohet lehtë në Superligë, kurse bilanci 5-10 i vendos ata në garë! Ylli është në 7-8 për momentin, derisa shënoi humbjen e parë nga Bora këtë stinor.