Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCOHET LIDERI

Burim Zekiqi zyrtarizohet te Grapeland

Burim Zekiqi zyrtarizohet te Grapeland


8 January, 2025 @10:43

Lideri i Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, Grapeland nga Rahoveci ka bërë të ditur sot zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me basketbollistin mitrovicas Burim Zekiqi.

Zekiqi, që ka bërë karrierë në Superligë te disa skuadra përgjatë viteve të kaluara, është bërë pjesë e Grapeland që po kërkon për herë të parë të sigurojë Superligën, dy stinorë pas themelimit.

“Grapeland Rahoveci prezanton me kënaqësi transferin e ri, më të madhin në këtë afat kalimtar, Burim Zekiqin.
Burim Zekiqi nuk ka nevojë për prezantim. Ai vjen nga Superliga, dhe sjellë përvojën e setin e tij të shkathtësive në qytetin e rrushit, aty ku kultivohet më gjallë se kurrë edhe basketbolli.
Mitrovicasi i bashkohet ekipit menjëherë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Bujar Loci, i cili tashmë e ka ekipin e kompletuar drejt synimit kryesor: inkuadrimit në Superligë.”
- ka bërë të ditur njoftimi i klubit në fjalë.

Së fundi, Zekiqi 27 vjeçar ka qenë pjesë e KB Prizreni në Superligë, ndërsa përgjatë stinorit vjeshtor 2024/25 aty ka pasur mesatare prej 18.6 minutave për ndeshje, duke dhënë 4.3 pikë, 0.7 asistime dhe 1.7 kërcime për lojë.

Grapeland ka kryer stinorin vjeshtor në Ligë të Parë me bilanc prej shtatë fitoreve dhe pa asnjë humbje. Ndjekësi i parë i tyre për inkuadrim në renditje është Kosovari me bilanc 5-2, derisa të njëjtin bilanc kanë edhe Istogu e KEK-u që janë në pozitat tre dhe katër.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga